Qendra shkollore e komunikacionit "Boro Petrushevski" është një qendër moderne, bashkëkohore, unike për edukimin e kuadave në fushën e komunikacionit rrugor në Rerublikën e Maqedonisë së veriut. Në kuadër të qendrës funksionojnë një sërë objektesh në të cilat kryhet veprimtaria bazë edukative si dhe aktivitete të tjera shtesë. Veprimtaria kryesore e QSHA "Boro Petrushevski" është edukimi i kuadrove në fushën e komunikacionit, profesioneve mekanike dhe autoteknike, përmes edukimit të rregullt dhe jashtëshkollor në gjuhët mësimore maqedonase dhe shqipe.
Gjithashtu, shkolla ofron mundësinë për të përvetësuar disa lloje edukimi për të rriturit:
- specializime në fushën e komunikacionit rrugor dhe mirëmbajtja e automjeteve motorike
- trajnime dhe kurse për përvetësimin e kompetencave dhe liçenca për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e komunikacionit rrugorë dhe mirëmbajtjen e automjeteve motorike.
Krahas arsimimit, shkolla kryen edhe veprimtari dytësore:
- Stacion i kontrollimit teknik dhe regjistrimit të automjeteve motorike
- Qendar për homologim të automjeteve motorike
- Autoservis
- Autoshkollë
- Autodrom
- Lavazh për automjete
Falë menaxhimit të mirë dhe udhëheqjes së duruar dhe të mençur të strukturave drejtuese në shkollë, shkolla është modernizuar dhe po shkon drejt marrjes së primatit të Qendrës Rajonale për trajnimin e kuadrit profesional në fushën e komunikacionit, inxhinierisë mekanike dhe auto inxhinierisë në Maqedoni dhe më gjerë, që është pasojë reale dhe e natyrshme e procesit më të gjatë zhvillimor dhe rezultateve të arritura.